Vijon lufta me flakët në Parkun Kombëtar të Lurës/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë

Publikuar me datë:

Mbi 100 forca vijojnë prej orësh luftën me flakët në Parkun Kombëtar të Lurës. Gjatë natës, në terren janë angazhuar forca të shumta të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, Shtabi i Emergjencave Civile, forcat e ushtrisë, si dhe banorë të zonës.

Forcat po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe përhapjes së flakëve.

Në drejtim të Lurës është nisur edhe një ambulancë me staf mjekësor, për të qenë në gatishmëri në rast nevoje dhe 2 helikopterë.

Ndërkohë, flakët rrezikojnë edhe pesë banesa në zonë, duke shtuar shqetësimin e banorëve dhe forcave që po luftojnë me zjarrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bie shi në Sarandë dhe në Delvinë

Pas një periudhe me temperatura të larta, qyteti i...

Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger”: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve

Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim...

Tabela e djalit të Benet Becit në ndriçuesin publik, në hyrje të Shkodrës, privilegj apo leje?

Një tabelë reklamimi e kampingut “Shkodra Castle Camping” është...