Romë/ Thatësira zbulon rrënojat e lashta, dalin nga ujërat e Tiberit mbetjet e “Urës së Neronit”

Publikuar me datë:

Një periudhë e gjatë thatësire ka bërë që ujërat e lumit Tiber në Romë të tërhiqen, duke nxjerrë në dritë rrënojat e një ure të vjetër romake që zakonisht qëndrojnë nën sipërfaqe.

Bëhet fjalë për Urën e njohur si Ura e Neronit, rrënojat e së cilës janë shfaqur sërish pranë Bazilikës së Shën Pjetrit, pas javësh pa reshje të shumta shiu në kryeqytetin italian. Kjo urë, dikur, shërbente si lidhje mes qendrës së Romës së lashtë dhe bregut të djathtë të Tiberit. Megjithëse është e lidhur tradicionalisht me emrin e perandorit Neron, arkeologët besojnë se ndërtimi i saj mund të jetë realizuar edhe më herët, ndoshta gjatë periudhës së Kaligulës, xhaxhait dhe paraardhësit të Neronit.

Gjysma e rrjedhës normale të Tiberit
Pamja e rrënojave të vjetra është imponuese, ndërsa njëkohësisht shpërfaq një problem të thellë për Romën: mungesën e ujit, siç raporton Associated Press. Aktualisht, rrjedhja e ujit në Tiber ka zbritur nën 80 metra kub për sekondë – rreth 50% e nivelit mesatar të korrikut – sipas Giovanni Gigandi, koordinator i qendrës së menaxhimit të ujit pranë Mbrojtjes Civile të Romës.

“Po përballemi me një krizë të madhe uji”, tha ai, duke saktësuar se megjithëse dimri solli reshje të konsiderueshme, periudhat e stërzgjatura të thatësirës që pasuan kanë ndikuar ndjeshëm.

Niveli i ulët i Tiberit ka bërë që nënujore historike të dalin në sipërfaqe, duke sjellë edhe një herë në vëmendje të qytetarëve dhe arkeologëve dëshmi të rëndësishme të së kaluarës së Romës së lashtë, të cilat zakonisht qëndrojnë të fshehura nën ujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related