Vetëvendosja i përgjigjet Ramës: “S’kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri! Janë shprehje e pakënaqësisë qytetare”

Publikuar me datë:

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë pretendimet se është e involvuar në protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 23 ditësh.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, theksoi se partia nuk luan asnjë rol në organizimin apo zhvillimin e këtyre protestave. Ai sqaroi se mbështetje për to vjen vetëm në mënyrë individuale nga disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë, të cilët shprehin solidaritet me kërkesat e qytetarëve.

“Vetëvendosje nuk është e përfshirë në këtë protestë. Disa aktivistë dhe individë përfaqësojnë kërkesat e qytetarëve, por kjo nuk do të thotë që subjekti politik është i angazhuar,” deklaroi Dugolli.

Ai u bëri thirrje autoriteteve, veçanërisht kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të mos përmendë Vetëvendosjen në komentet e tij në lidhje me këto protesta, duke insistuar se vëmendja duhet të fokusohet te qytetarët që protestojnë.

“Gjuha që përdor Rama nuk i sjell dobi. Ai duhet të angazhohet me qytetarët që janë në revoltë dhe të reflektojë mbi kërkesat e tyre, jo të merret me Vetëvendosjen,” shtoi ai.

Dugolli vlerësoi se protestat në Tiranë dhe në qytete të tjera, si dhe pjesëmarrja e mërgatës, shprehin pakënaqësinë qytetare për situatën politike dhe nuk janë rezultat i organizimit nga ndonjë subjekt politik nga Kosova.

Është e rëndësishme të theksohet se Edi Rama ka përmendur individë ose mbështetës të Vetëvendosjes në lidhje me protestat, duke i cilësuar disa prej tyre si pjesë të asaj që ai e quajti “çorbë dreqërish”. Megjithatë, ai ka bërë një dallim mes këtyre individëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke kritikuar pjesëmarrësit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët ai tha se nuk përfaqësojnë diasporën shqiptare në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related