Zbardhet dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës për dosjen “Partizani”

Publikuar me datë:

Tetis Lubonja, vajza e analistit Fatos Lubonja dhe ish-përgjegjëse juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave, ka mbajtur një dëshmi në gjyqin e themelit për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ajo është e njohur për rolin e saj në firmosjen e dokumenteve që i kanë rikthyer pronarëve kompleksin Partizani.

Gjatë seancës dëshmuese, Tetis deklaroi se nuk ka hasur në asnjë presion gjatë shqyrtimit të dosjeve, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha përveç atyre që ka ndjekur nëpërmjet mediave.

“Kam qenë në brez të njëjtë me Jamarbrin dhe kemi ndarë momente në konferenca mjedisore, prandaj njihemi. Më parë kam punuar part time te shoqëria Kontakt për gjashtë muaj, pas një periudhe pune te Agjencia e Kthimit të Pronave,” tha ajo.

“Në vitin 2006 kam qenë e angazhuar në Agjencinë e Kthimit të Pronave për rreth 10 muaj, duke u marrë me procedurat për kthimin e pronave për familjen Begeja, Vaqarri, etj.”

“Njoh një anëtar të familjes Llagami, por ata nuk e morën pronën e tyre. Asnjëherë nuk kam pasur presion nga ish-pronarët. Përveç televizionit, nuk kam asnjë kontakt me Sali Berishën,” shtoi ajo në dëshminë e saj.

Procedura e kthimit të pronave në çështjen “Partizani” ka filluar më 17 janar 2007. Lubonja ka deklaruar në SPAK se dosjet për pesë familje janë trajtuar me prioritet dhe janë shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh që nga nisja e procesit.

“Detyrat i kam marrë nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja ishte e ndarë në dy sektorë, juridik dhe grafik,” shpjegoi Lubonja më tej.

“Këto territore janë njohur si prona të ish-pronarëve. Procedurat ligjore janë ndjekur dhe ne kemi dhënë vlerësimin ligjor,” përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nis protesta e 23-të, shqiptarët në revoltë kundër Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij

Sot në Tiranë, protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë...

Zgjidhet Presidenti i ri i Federatës Italiane

Ka pasur ndryshime të rëndësishme në Federatën Italiane të...