Vermosh / Familja ishte në festë, hajdutët u futën në banesë. Merren bizhuteri me vlerë.

Publikuar me datë:

Një banesë në Vermosh, në pronësi të shtetasit Gjelosh V., është grabitur gjatë orëve të natës nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas pronarit, autorët kanë përfituar nga mungesa e familjarëve, të cilët kishin shkuar për të marrë pjesë në festën tradicionale të Vuklit. Hajdutët kanë kontrolluar të gjithë banesën në kërkim të parave dhe më pas kanë marrë disa bizhuteri me vlerë.

Ngjarja është zbuluar rreth orës 02:30, në momentin kur familja është kthyer në banesë dhe ka konstatuar vjedhjen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa identifikimi i autorëve mbetet i vështirë për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë dhe gjurmëve në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...