Sezon i shkëlqyer i sulmuesit të harruar nga Kombëtarja, zbulohen klubet që e kërkojnë në Francë dhe Superligë

Publikuar me datë:

Sezoni që sapo u mbyll në Turqi nuk shkoi ashtu siç shpresonte Taulant Seferi, pasi klubi i tij Bodrumspor, nuk ia doli që të ngjitej në Superligën turke. Por me paraqitjet që dhuroi në këtë edicion në kategorinë e dytë turke, fati i sulmuesit të Kombëtares shqiptare mund të jetë përsëri shumë shpejt në elitë.

Sipas mediave turke, lojtari i cili në këtë sezon ka shëmuar 16 gola e ka dhënë 7 asiste në 43 ndeshje të luajtura, po monitorohet me interes nga dy klube të Superligës turke, Rizespor dhe Kasimpasha, të cilat kërkojnë përforcime për sezonin e ri. Ai ka edhe një vit kontratë me klubin aktual ndaj për një transferim të mundshëm palët duhet të gjejnë një akord.

Ndërkohë, për Seferin ka shfaqur interes edhe një klub francez, më saktësisht Grenoble, që është pjesë e Ligës 2 dhe synon që në edicionin e ardhshëm të luftojë për t’u kthyer në elitën e futbollit francez.

Seferi ka qenë për disa vite pjesë fikse e ekipit kombëtar shqiptar por humb vendin e tij që pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve në vjeshtën e vitit 2024, duke mos u ftuar gjatë kualifikuesve të Botërorit 2026 nga trajneri Silvinjo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...