Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

Publikuar me datë:

Të dhënat më të fundit të INSTAT mbi Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore tregojnë se gjatë vitit 2025 çmimet në sektorin bujqësor kanë vijuar në përgjithësi të rriten. Indeksi vjetor arriti në 151,2 pikë (me bazë 2015=100), nga 149,6 pikë në vitin 2024, duke regjistruar një rritje prej 1,0%.

Rritja është mbështetur kryesisht nga prodhimet bimore, të cilat shënuan një rritje prej 4,1%, ndërsa çmimet e prodhimeve blegtorale dhe produkteve të tjera blegtorale u rritën me 2,2%.

Në grupin e prodhimeve bimore, rritjet më të larta u regjistruan te rrushi (+6,4%), vera (+6,3%), vaji i ullirit (+5,8%), agrumet (+5,3%), frutat (+4,7%) dhe ullinjtë (+3,1%).

Nga ana tjetër, disa kultura shënuan ulje të çmimeve. Më e ndjeshmja ishte te prodhimet e drufrutorëve (-5,6%), ndërsa perimet ranë me 1,2% dhe bimët industriale me 0,3%. Patatet dhe drithërat regjistruan rritje modeste, përkatësisht 0,2% dhe 1,4%.

Edhe sektori blegtoral paraqiti zhvillime të ndryshme sipas kategorive. Çmimet e mjaltit u rritën me 8,5%, ndërsa vezët me 5,2%. Rritje pati edhe për derrat (+2,3%), shpendët (+2,0%), gjedhin (+1,3%) dhe të imtat (+0,5%).

Në kontrast, çmimet e qumështit vazhduan të bien. Qumështi në total u ul me 3,7%, ndërsa qumështi i lopës me 1,0%. Gjithashtu, produktet e tjera blegtorale shënuan një rënie prej 2,7%.

Sipas metodologjisë së INSTAT, indeksi llogaritet mbi bazën e çmimeve të mbledhura çdo muaj në ferma, tregje të shumicës dhe pika të grumbullimit në të gjithë vendin. Përllogaritja bazohet në standardet e Eurostat dhe përdor një skemë peshash të bazuar në vlerën e shitjeve të produkteve bujqësore gjatë vitit bazë 2015.

Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se, megjithëse ritmi i rritjes së përgjithshme të çmimeve është moderuar krahasuar me vitin 2024, tregu bujqësor mbetet i karakterizuar nga luhatje të konsiderueshme ndërmjet produkteve. /ekofin.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zebervoki jep dorëheqjen nga Policia e Shtetit, shkak protestat

Marius Dervishi, i njohur si Zebërvoki, ka njoftuar se...

Protestohet edhe në Tuz. Shkak tokat…

Një protestë me flamuj kuq e zi është organizuar...