Ardit Çylybyli në Kuvendin e Forumit Shqiptar në Tuz, përcjell mbështetjen e PD-së për shqiptarët në Mal të Zi

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, i shoqëruar nga nënkryetari Nikollë Kedhi, mori pjesë në Kuvendin e Bashkimit të Forumit Shqiptar në Tuz të Malit të Zi, ku përfaqësoi PD-në dhe kryetarin e saj, Sali Berisha.

Pas aktivitetit, Çylybyli vlerësoi krijimin e Forumit Shqiptar si një hap të rëndësishëm drejt bashkimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, duke theksuar se organizimi i tyre është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave kombëtare.

Duke kujtuar historinë e Deçiqit, ku në vitin 1911 Dedë Gjo Luli ngriti flamurin shqiptar, kreu i PD-së Shkodër nënvizoi simbolikën e veçantë që merr bashkimi i shqiptarëve në këtë trevë. Sipas tij, vetëm përmes unitetit mund të mbrohen identiteti, liria dhe interesat kombëtare.

Çylybyli u ndal edhe te përgjegjësia e Shqipërisë ndaj shqiptarëve në rajon, duke theksuar nevojën për ndërtimin e një shteti demokratik dhe të zhvilluar, që të jetë një mbështetje e qëndrueshme për bashkëkombësit përtej kufijve.

Gjatë takimeve në Tuz, ai përcolli përshëndetjet dhe urimet e Sali Berishës për shqiptarët e Malësisë, si dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Çylybyli takoi zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ministrin Marash Dukaj, nënkryetarin e Kuvendit, Nikollë Camaj, kryetarin e Tuzit, Lindon Gjelaj, dhe përfaqësues të tjerë shqiptarë.

Kuvendi u mbajt me ftesë të Nik Gjeloshajt, i cili u zgjodh në krye të Forumit Shqiptar. Në përfundim, Çylybyli përgëzoi organizatorët për këtë bashkim, duke deklaruar se Partia Demokratike do të mbetet një derë e hapur për shqiptarët në Mal të Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related