Valbona tërheq turistët e huaj, rreth 100 bujtina të rezervuara deri në nëntor

Publikuar me datë:

Valbona vijon të tërheqë mijëra turistë të huaj, me sezonin që këtë vit nisi që në muajin prill. Vizitorët nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë dominuar gjatë këtij sezoni, ndërsa rreth 100 bujtina në luginë janë të rezervuara deri në nëntor. Por, krahas natyrës dhe mikpritjes, turistët ngrenë shqetësime për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e zonës, si dhe mungesën e aktiviteteve kulturore e sportive.

Valbona vijon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, edhe për shkak të nisjes së hershme të sezonit turistik, që këtë vit ka filluar që në muajin prill. Sipas sipërmarrësit turistik Klement Selimaj, gjatë këtij sezoni në Valbonë kanë dominuar turistët nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Interesi i turistëve nuk kufizohet vetëm te Alpet Shqiptare, por përfshin edhe destinacionet turistike në jug të vendit.

Edhe pse shtigjet malore, mikpritja e banorëve, ushqimet tradicionale dhe peizazhet alpine e bëjnë Valbonën një destinacion të preferuar në çdo stinë, turistët shprehin ankesa për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit.

Një tjetër problematikë mbetet mungesa e aktiviteteve kulturore dhe sportive, të cilat, sipas Selimajt, do të ndikonin në zgjatjen e qëndrimit të turistëve në luginën e Valbonës.

Valbona karakterizohet nga majat e larta, pyjet e dendura, livadhet alpine dhe lumi Valbona. Në luginën e Valbonës ndodhen rreth 100 bujtina, të cilat sipas operatorëve turistikë janë të rezervuara plotësisht deri në muajin nëntor. Parku Kombëtar ‘Alpet e Shqipërisë’ në qershor e korrik u vizitua nga 24.055 turistë, nga të cilët 11.860 ishin vendas dhe 12.195 të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri në Rrjoll vijon të jetë aktiv, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

Vatra e zjarrit në Rrjoll të Shkodrës vijon të...

Dajçi në fokusin e Ramës, kryeministri promovon rivierën e Bunës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dajçin për të promovuar...

Policia e Tiranës: Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Policia e Tiranës ka shtuar përpjekjet për të monitoruar rrugët dhe lagjet e ndryshme të kryeqytetit duke rritur kontrollet në terren. Gjatë dy ditëve të fundit, qindra automjete dhe shtetas janë kontrolluar, ndërkohë që numri i masave administrative të vendosura ka tejkaluar shifrën 3 mijë. Njoftimi i Policisë: Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe […]

Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë, zjarrfikësit shmangin përhapjen drejt banesave

Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm është regjistruar në Vukatanë, ku ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave. Sipas të dhënave paraprake, zjarri është izoluar dhe shuar para se të merrte përmasa më të mëdha. Ndërkohë, personi që dyshohet se ka ndezur zjarrin është shoqëruar në Policinë e […]