Një ndërhyrje e pazakonte është kryer mbrëmjen e sotme nga forcat zjarrfikëse në Shkodër, në zonën pranë ish-Degës së Brendshme.
Disa vajza, të cilat sipas të pranishmëve dukeshin si turiste të huaja, kanë mbetur të bllokuara brenda një apartamenti, pasi dera e banesës dyshohet se nuk ka funksionuar dhe nuk është hapur.
Në pamundësi për të dalë, ato kanë kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës. Efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë duke përdorur autoshkallën, përmes së cilës kanë hyrë në apartamentin që ndodhej në katin e pestë të pallatit.

