Kosova zgjedh pas 3 vitesh kreun e organit të akuzës

Publikuar me datë:

Kosova pritet të ketë shumë shpejt një Kryeprokuror të Shtetit, pasi ka funksionuar për tri vjet me një ushtrues detyre në këtë post të rëndësishëm. Në mbledhjen e mbajtur të hënën, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi rezultatet e votimeve dhe dha rekomandimin përfundimtar, duke emëruar Zejnullah Gashin, i cili aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Sipas numërimit të votave, rezultati tregon se kandidati që ka siguruar shumicën e thjeshtë, me 5 vota në total, është Zejnullah Gashi, ndërsa Rafet Halimi ka marrë një votë dhe kandidatët e tjerë nuk kanë regjistruar asnjë votë. Po deklaroj se Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas procesit të votimit të fshehtë, e nominon Zejnullah Gashin me pesë vota për Kryeprokuror të Shtetit. Ky propozim do t’i dërgohet Presidentes së Kosovës për emërim në këtë post,” tha Arian Gashi, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Pas këtij vendimi të KPK-së, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese apo ligjore që ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, të dekretojë Zejnullah Gashin në këtë pozitë.

“Tani, është detyrë e presidentit të vendit të dekretojë kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit. Ne, si organizatë, inkurajojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt pa humbur kohë, që Kosova të ketë një Kryeprokuror të Shtetit, pasi e dimë që kjo pozitë ka kohë që mbulohet nga një ushtrues detyre. Gjykatat Kushtetuese kanë sqaruar që, për shkak të administrimit të procesit të drejtësisë, edhe ushtruesi i detyrës së presidentit nuk ka ndonjë kufizim. Nuk ekzistojnë pengesa kushtetuese as ligjore,” tha Vullnet Bugaqku nga KDI.

Pas dërgimit të emrit në Presidencë, vlerësohet se Kosova ka nevojë për një Kryeprokuror të Shtetit me legjitimitet të plotë. Aktualisht, Blerim Isufaj po ushtron këtë funksion si ushtrues detyre për tre vjet.

Blerim Isufaj është mbajtur në këtë pozitë pas refuzimit nga ish-presidentja Vjosa Osmani për ta dekretuar në këtë rol. Vetëvendosje ka shprehur kritika për punën e tij, përfshirë edhe çështjen e heqjes së fletarrestimit ndaj Milan Radoiçiç, i dyshuar kryesor për sulmin në Banjskë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...