Sëmundjet tumorale janë shkaku i dytë i vdekshmërisë në botë

Publikuar me datë:

Kanceri vazhdon të përbëjë një nga sfidat më të mëdha për shëndetin global. Sipas parashikimeve për vitin 2024, rreth 9.7 milion njerëz pritet të humbasin jetën nga kjo sëmundje në të gjithë botën. Në mesin e tyre, mbi 4.8 milion persona janë në grupmoshën 30 deri në 69 vjeçare, duke theksuar se kanceri vazhdon të shkaktojë një numër të lartë vdekjesh të parakohshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se rreth 1 në 9 burra dhe 1 në 13 gra kanë rrezik të vdesin nga kanceri para moshës 75-vjeçare. Në shkallë globale, kanceri përbën afërsisht 16.5% të të gjitha vdekjeve, duke u pozicionuar si shkaku i dytë më i lartë i vdekshmërisë pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Kanceri i mushkërive mbetet lloji më vdekjeprurës i kancerit te burrat, me rreth 1.3 milion vdekje të regjistruara gjatë vitit 2024. Pas tij, kanceri kolorektal dhe ai i mëlçisë ndajnë nga rreth 500 mijë viktima secili.

Përsa i përket grave, kanceri i gjirit vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri, me rreth 700 mijë humbje jete, duke u pasuar nga kanceri i mushkërive me 600 mijë vdekje dhe kanceri kolorektal me rreth 400 mijë vdekje. Në këtë kontekst, organizata botërore ka paralajmëruar se deri në vitin 2050, numri i sëmundjeve tumorale do të dyfishohet. Ekspertët theksojnë se depistimi i hershëm, vaksinimi kundër infeksioneve të caktuara që lidhen me kancerin, si dhe reduktimi i faktorëve të rrezikut, si konsumimi i duhanit, alkoolit dhe obeziteti, janë masat më efektive për të ulur vdekshmërinë për shkak të këtij tumori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...