Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë kanë hedhur një hap të ri drejt bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe studimeve albanologjike.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga rektorja e universitetit, Blerta Dragusha, dhe drejtorja e Bibliotekës Kombëtare, Majlinda Toçi.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet zhvillimi i projekteve të përbashkëta në fushën e studimeve albanologjike, kërkimit shkencor dhe promovimit të trashëgimisë së shkruar shqiptare.
Në aktivitetet dhe projektet që do të zhvillohen në kuadër të marrëveshjes pritet të përfshihen studentë, pedagogë, doktorantë dhe studiues, duke krijuar mundësi për kërkim dhe shkëmbim akademik.

