Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i cili ndodhet nën arrest, u shtrua sot në mesditë në një spital privat të kryeqytetit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, Veliaj është larguar nga qelia në burgun e Durrësit dhe është transportuar drejt spitalit Salus me autoambulancë.
Shkaqet e hospitalizimit të Veliajt mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse shtrimi lidhet me ndonjë emergjencë shëndetësore, një kontroll të zakonshëm, apo mund të jetë një përpjekje e tij për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Të gjitha gjykatat në Shqipëri kanë refuzuar deri tani kërkesat e tij për ta zëvendësuar masën e “arrestit me burg”.
Ky nuk është rasti i parë që Veliaj përfundon në një spital privat.
Pak muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike për heqjen e lythave, por vetëm disa orë pas procedurës, u rikthye në qeli nën shoqërimin e forcave të shumta policore.

