Kryeministri takim me furnitorë e supermarketet: Mos rëndoni konsumatorët, çmimet duhet të reflektojnë rënien e euros

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve më të mëdhenj në vend, ku në fokus ishte diskutimi rreth çmimeve të produkteve dhe domosdoshmërisë për më shumë transparencë ndaj konsumatorëve.

Gjatë bisedës, Rama i ftoi bizneset që të ruajnë konkurrencën në treg dhe të pasqyrojnë në çmime faktin që disa prej kostove janë ulur. Duke iu referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë për zhvlerësimin e euros dhe rënien e inflacionit të importuar, ai theksoi se këto ndryshime duhet të ndikojnë drejtpërdrejt në tregtimin e produkteve.

Kryeministri nënvizoi të drejtën e bizneseve për të gjeneruar fitim, por paralajmëroi se çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve në kurriz të konsumatorëve do të kundërshtohet. “Askush nuk ju kërkon që të ndaloni së fituari, se për këtë punë keni dalë në treg, që të punoni dhe fitoni. Por që të ngarkoni njerëzit, këtë nuk do t’jua lejojmë”, deklaroi Rama.

Një tjetër kërkesë nga ana e Ramës ishte rritja e transparencës për konsumatorët, duke u dhënë atyre mundësinë të krahasojnë çmimet, që konkurrenca të reflektohet më qartë në treg. Duke i drejtuar një apel përfaqësuesve të biznesit, Rama u shpreh: “Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skrapar/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

Një foshnjë 1-vjeçare nga Skrapari është dërguar me urgjencë...

Kushner i drejtohet Putinit: Lëri këto kërcënime boshe

I dërguari i veçantë i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka sfiduar vlerësimin e Vladimir Putin se Rusia do të mund të pushtojë plotësisht Donbasin brenda disa muajsh. Ky diskutim u zhvillua gjatë takimit të Kushner dhe përfaqësuesit tjetër amerikan, Steve Uitkoff, me presidentin rus në Kremlin më 5 shtator, siç raportoi “The New […]

Veliaj del nga burgu, shtrohet në një spital privat

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i cili ndodhet nën...