UNISHK dhe ESN Shkodra formalizojnë bashkëpunimin

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka formalizuar bashkëpunimin me rrjetin studentor Erasmus Student Network Shkodra (ESN Shkodra), përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje nga rektorja e universitetit, Prof. Dr. Blerta Dragusha.

Kjo marrëveshje synon të forcojë dimensionin ndërkombëtar të universitetit, duke krijuar më shumë mundësi për mobilitetin studentor, shkëmbimet akademike dhe përfshirjen e studentëve në aktivitete ndërkulturore.

Gjatë këtij bashkëpunimi, një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet promovimit të programit Erasmus+, nxitjes së vullnetarizmit dhe krijimit të hapësirave të reja për angazhimin aktiv të studentëve në jetën universitare.

Sipas universitetit, kjo nismë synon të vendosë studentin në qendër të procesit të ndërkombëtarizimit dhe të zgjerojë mundësitë për përvoja të reja akademike dhe kulturore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe