“U shtrua në janar, po shembet në maj”/ Reagon ashpër sekretari i PD-së Shkodër ndaj bashkisë

Publikuar me datë:

Sekretari i PD-së në Shkodër, Besnik Kastrati, ka reaguar me tone të ashpra ndaj punimeve të kryera nga Bashkia Shkodër në qytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilëson asfaltin e shtruar në janar 2026 si “asfalt propagandistik”, ndërsa paralajmëron se më 25 maj ka nisur shembja e “punëve të mira” të bashkisë.

Në reagimin e tij, Kastrati shkruan se një projekt që sipas tij kërkoi 11 muaj për t’u realizuar, po zhduket brenda vetëm 86 ditësh. Ai akuzon Bashkinë Shkodër për investime fasadë dhe shton se “ky është modeli fasado-propagandistik që i serviret Shkodrës”. Postimi është shoqëruar me foto nga segmenti rrugor ku duken dëmtime dhe prishje të asfaltit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related