U lirua sot nga qelia, Albion Nikolli për arrestimin: Na dhunuan të prangosur në makinë policë civilë! Nuk na u dha ndihmë mjekësore apo të na bëhej ekspertiza

Publikuar me datë:

Albion Nikolli, një nga ata që protestuan dhe u arrestuan të enjten para Kuvendit, është liruar këtë të shtunë pas disa ditësh në komisariat.

Në një deklaratë, Nikolli akuzoi efektivët e policisë se e dhunuan atë dhe protestues të tjerë gjatë arrestimit, si dhe në ambientet e policisë pas kësaj.

Sipas tij, incidenti filloi rreth orës 14:00, në momentin që ai po kërkonte informacion për një protestues të ndaluar.

“Shkuam në polici për të marrë informacion për një protestues të arrestuar. Na thanë se nuk kishin informacion dhe të largoheshim. Kur po iknim, patëm urdhërin ‘Kapeni këtë!’ dhe disa prej nesh u arrestuan. Arrestimi ishte i dhunshëm. Na goditën, ndonëse nuk bëmë asnjë rezistencë dhe i pyetëm përse po përdorej dhunë ndaj nesh,” tha Nikolli.

Nikolli gjithashtu theksoi se asnjë nga ata që u arrestuan nuk mori ndihmë mjekësore dhe nuk iu nënshtrua një ekspertize mjeko-ligjore, pavarësisht dëmtimeve që pretenduan se kishin.

“Nuk kemi marrë ndihmë mjekësore dhe nuk na është bërë ekspertizë. Kam shenja në trup nga dhuna, jo vetëm unë,” u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...