Në Nuremberg të Gjermanisë, shqiptarët e diasporës u mblodhën sërish këtë të diel për të zhvilluar një protestë ndaj Edi Ramës. Ata kërkuan dorëheqjen e tij dhe shprehën mbështetje për manifestimin e organizuar në Tiranë.
Protestuesit, me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, shprehën se qendrojnë përkrah zërit të qytetarëve në Shqipëri, duke kërkuar ndryshime, përgjegjësi dhe plotësimin e kërkesave të ngritura në kryeqytet.
Participuesit theksuan se diaspora do të vazhdojë mobilizimin në përkrahje të protestave në Shqipëri, duke e parë këtë angazhim si një formë solidariteti me ata që kërkojnë reforma politike dhe largimin e Ramës, së bashku me kastën e vjetër që e përkrah atë.

