Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Publikuar me datë:

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth 15 makina me emigrantë shqiptarë të nisur nga Anglia janë bllokuar dhe rrethuar nga policia e Malit të Zi në pikën kufitare.

Sipas tij, policia malazeze u ka komunikuar jozyrtarisht emigrantëve se ndalimi po bëhet me kërkesë të qeverisë shqiptare.

“Janë rreth 15 makina me emigrantë që po vijnë për protestën nesër. Janë nisur nga Anglia dhe, sipas informacionit që kam, qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë rreth 50-60 policë. Unë i kam edhe videot këtu, sepse m’i dërguan pak më parë.

I dërguan ata të cilët janë duke ardhur, emigrantët. Emigrantët i kanë bllokuar, i kanë rrethuar dhe nuk i lënë të lëvizin. U kanë thënë jozyrtarisht se “kemi urdhër nga…”, pra se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë.

Tani, meqë po flasim, se kjo është puna e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, pyetja këtu është: kërkesën Malit të Zi kush e ka bërë? Ministri në ikje, ministri në ardhje apo kryeministri?

Më vjen keq që qeveria e Malit të Zi përfshihet, se kështu është përfshirë në politikën e brendshme të Shqipërisë”, tha ai.

Ndërkaq, Peka i bën thirrje ambasadës dhe qeverisë së Malit të Zi që të mos ndërhyjnë në politikën e brendshme të Shqipërisë, dhe të lirojnë qytetarët shqiptarë.

“Meqë jemi në media, unë gjej rastin t’i bëj thirrje ambasadës së Malit të Zi këtu dhe qeverisë së Malit të Zi, duke u thënë: mos i fusni hundët aty ku nuk ju takon! Është çështje e politikës së brendshme të Shqipërisë. Është detyrë e juaja, edhe si vend fqinj, edhe si nënshkrues të marrëveshjes së lëvizjes së lirë midis dy vendeve, edhe si pjesë e lëvizjes së lirë në kuadrin e lëvizjes në zonën Schengen: lironi shqiptarët!

Sepse nuk i intereson askujt që të cenoni marrëdhëniet midis dy shteteve e dy popujve. Edi Rama sot është, nesër s’është. Mos e shkelni edhe ligjin ndërkombëtar, edhe detyrimin që keni ndaj Bashkimit Evropian. Lironi qytetarët, të mos bëheni pjesë e urdhrave të paligjshëm ose kërkesave të paligjshme.

Atje nuk janë protestues, atje janë qytetarë që kalojnë. Nuk kanë asnjë rrezik as për Shqipërinë, as për Malin e Zi, sepse ata në Mal të Zi nuk kanë vajtur me armë, dhe nuk ka arsye pse të ndalohen”, shton eksperti.

Peka vuri në dukje gjithashtu  praninë e forcave të shumta policore në anën malazeze. Ai nëvizoi se qytetarët nuk përbëjnë asnjë kërcënim për sigurinë.

“Unë i kam videot: qytetarët janë në makinat e tyre, nuk i kanë lënë të dalin nga makinat e tyre. Më keq akoma. Është bërë një gardh prej 50-60 policësh. Gardh pse duhet të bësh në pikëkalim?

Është te zona në anën e Malit të Zi, nuk është te ana e Bosnjës. Pretendojnë që policët u kanë thënë se “është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë”.

Çfarë do të bëjnë? Do t’i mbajnë atje, t’i kthejnë mbrapsht? Se s’kanë çfarë të bëjnë. Është e kotë”, tha eskperti Avenir Peka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]