U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e së moshuarës në Korçë

Publikuar me datë:

Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut të saj se i pikonte tavani.

Në momentin kur fqinjët kanë tentuar të kontaktojnë me të moshuarën, kanë kuptuar se diçka nuk shkonte dhe kanë lajmëruar policinë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur hapjen e derës ndërsa kanë gjetur të moshuarën të shtrirë në dush, e cila nuk mund të lëvizte pasi vuante nga sëmundje të kockave dhe skleroza.

Fqinjët tregojnë se e moshuara kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me ta ndërsa tavani i lagur ka qenë “sinalizuesi”.

Shtetasja nga Korça jetonte e vetme.

E moshuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës me dëmtime, por burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...