Goditet grupi i drogës në Berat, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

Publikuar me datë:

Një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Dimal të Beratit, ku si rezultat janë arrestuar 3 perosna dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç, ndaj të cilëve gjykata e Beratit ka caktuar masën “arrest me burg”, si dhe shtetasi E. M., 17 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”.

Të tre këta shtetas akuzohen për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA/ Burri vret gruan dhe gjashtë fëmijët, dogji shtëpinë dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka goditur komunitetin e Grand Haven...

Pukë/ Sherr mes dy familjeve, plagosen dy persona

Një përplasje për çështje pronësie mes dy familjeve në...

Mali i Zi miraton: Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual

Gratë në Mal të Zi të diagnostikuara me sëmundje...