U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

Publikuar me datë:

Një nënë e re 38 vjeçe nga Korça, e cila dje është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Peqin, rezulton se ka përfunduar në gjendje kome për shkak të përplasjes së fortë dhe dëmtimeve që ka marrë.

Ajo ishte duke drejtuar një Mercedes Benz E Class kur ka vendosur të ndërmarrë manovrën e parakalimit.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka mundur të llogarisë dot kohën dhe shpejtësinë që i dukej për t’u kthyer sërish në korsinë e saj dhe i ka dalë përballë një kamioni të tonazhit të rëndë.

Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe e rëndë, aq sa Mercedesi është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, në anën e shoferit.

Nëna 38 vjeçare raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, pavarësisht se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mjekët po i qëndrojnë pranë çdo minutë, prej ditës së djeshme, për ta mbajtur në jetë.

Në mjet ka qenë edhe fëmija i saj, i cili fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe ka marrë vetëm dëmtime të lehta nga aksidenti i rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related