Tërmet arrestimesh në Itali, 1 mijë e 335 persona në pranga për drogë dhe armë

Publikuar me datë:

Një operacion i gjerë policor i zhvilluar në të gjithë Italinë ka rezultuar në një goditje të fortë ndaj trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje, me mijëra persona të përfshirë dhe sasi të mëdha lëndësh narkotike e armësh të sekuestruara.

Sipas autoriteteve italiane, operacioni i koordinuar nga strukturat qendrore të policisë është zhvilluar në disa ditë dhe ka pasur si objektiv rritjen e kontrollit në zonat më të ndjeshme urbane, përfshirë lagjet problematike dhe zonat pranë lokaleve të natës, ku aktiviteti kriminal është më i shpeshtë.

Në total, janë kryer 1 mijë e 335 arrestime dhe 2 mijë e 358 procedime, ndërsa janë sekuestruar qindra kilogramë drogë dhe dhjetëra armë zjarri.

Gjatë kontrolleve, policia ka identifikuar rreth 297 mijë persona, përfshirë edhe mijëra të mitur, duke e bërë këtë një nga operacionet më të gjera të viteve të fundit në territorin italian.

Sipas të dhënave zyrtare, janë sekuestruar rreth 430 deri në 450 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, kanabis dhe heroinë, si dhe 111 armë zjarri, mes tyre armë automatike, armë lufte dhe municione të ndryshme.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në fokus të veçantë ka qenë edhe posedimi i armëve të ftohta, ku janë gjetur qindra mjete të ndaluara si thika, shkopinj, elektroshokë dhe objekte të tjera të rrezikshme, sidomos te të rinjtë.

Operacioni ka përfshirë edhe zonën e Barit, ku janë kryer dhjetëra arrestime dhe janë sekuestruar sasi të tjera droge dhe armësh, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara pas rasteve të fundit të kriminalitetit të armatosur.

Autoritetet italiane e kanë cilësuar këtë ndërhyrje si një aksion të gjerë parandalues dhe goditës ndaj rrjeteve kriminale që veprojnë në nivel kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...

AKU garanton fermerët: Plehu Ure plotëson kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të Informimit të...