Turisti u godit disa herë me thikë nga roja i plazhit, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Publikuar me datë:

Numri i të arrestuarve lidhur me vrasjen e turistit portugez nga roja i plazhit në hotelin “Principotes” në Ksamil ka arritur në 12.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se përveç autorit të dyshuar Sokrat Vata dhe disa personave të tjerë, është arrestuar edhe Moisid Matushaj, 24-vjeçari nga Gjirokastra që mban postin e ndihmës specialistit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Hetimet tregojnë se Matushaj ka ndihmuar Sokrat Vatën, 29 vjeç, të largohej nga vendngjarja pas vrasjes së të riut francez 20-vjeçar. Nga të dhënat e policisë rezulton se Matushaj ishte i punësuar si bodyguard në kompaninë “Elite Security” dhe që të dy, bashkë me Vatën, punonin në lokalin “Principote”.

Dyshohet se Matushaj ka asistuar Vatën gjatë largimit nga skena e krimit.

Ndërkohë, pronari i lokalit “Principotes”, Bekim Bulica, është shpallur në kërkim. Sipas të dhënave, Bulica është pronari de facto i këtij hoteli në Ksamil, ndërsa pronësia ligjore në dokumente i përket nënës së tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Hetimi paraprak sugjeron që konflikti që çoi në ngjarje ka nisur për arsye të dobëta, me një nga pistat që hetohen të lidhet me një grua.

Turisti portugez Miguel Mendes ndodhej në Ksamil për pushime, së bashku me një grup turistësh të tjerë nga Portugalia, duke vizituar jugun e Shqipërisë.

Sokrat Vata, 29 vjeç, banor i Hasit dhe roje plazhi në hotelin “Principotes”, u arratis menjëherë pas krimit. Ai u lokalizua dhe u kap nga policia në Fier, pas kontrolleve intensive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...