Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në afërsi të Kryegjyshatës në Tiranë.
Flakët u përhapën pranë një banese, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve për mundësinë që zjarri të kaplonte zonën e banuar.
Menjëherë pas raportimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të shuar zjarrin.
Të dhënat paraprake tregojnë se zjarri është vendosur nën kontroll, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar arsyet e shpërthimit të tij.

