Rusia vret 10 viktima civilë/ Zelensky: Do paguani shtrenjtë

Publikuar me datë:

Pas sulmit të natës në rajonin e Kharkivit, ku 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky reagoi me një deklaratë të fortë: “Rusët do ta paguajnë shtrenjtë.”

“Padyshim që Ukraina do t`i përgjigjet sulmit, këtë ta kenë të qartë. Po aq e rëndësishme është që partnerët tanë t’i shoqërojnë kundërpërgjigjet tona të drejta ushtarake me veprimet e tyre për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën”

Zelensky njoftoi se ekipet e emergjencës kanë vepruar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shuar zjarret e shkaktuara nga sulmi. Sipas tij, forcat e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionet dhe po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij episodi. Sulmi, sipas autoriteteve, kishte në shënjestër fshatin Peçenihy në rajonin e Harkivit.

Zona e goditur ka pësuar dëme të mëdha materiale. Shifrat zyrtare tregojnë se të paktën 10 shtëpi private janë dëmtuar, së bashku me një kafene, një zyrë postare dhe një dyqan. Gjithashtu, më shumë se shtatë automjete kanë pësuar dëmtime nga shpërthimet.

Kharkivi, qyteti i madh ukrainas që ndodhet afër kufirit me Rusinë, vijon të jetë në qendër të sulmeve që prej fillimit të pushtimit të plotë rus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...