Tre shqiptarë janë dënuar pasi u zbulua një “shtëpi bari” me vlerë rreth 266 mijë paundësh

Publikuar me datë:

Bedri Elezi, 36 vjeç, Fabjol Muçaj, 21 vjeç dhe Agron Aruçi, 30 vjeç, dolën sot para Gjykatës së Kurorës në Caernarfon, të akuzuar për përfshirje në prodhimin e një lënde narkotike të klasit B.

Gjykata dënoi Bedri Elezin me 2 vite burg.

Fabjol Muçaj u dënua me 1 vit e 10 muaj burg.

Agron Aruçi u dënua gjithashtu me 1 vit e 10 muaj burg.

Ngjarja daton më 22 mars, rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur policia ndërhyri në një godinë të pashfrytëzuar në Bangor High Street, pas raportimeve për lëvizje të dyshimta në zonë.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan se godina katërkatëshe ishte përshtatur plotësisht për kultivimin e kanabisit në përmasa industriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...