“Edhe PD-ja është bërë e majtë”, Xhevdet Amuli kritika politikës ndaj ish-të përndjekurve

Publikuar me datë:

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka shprehur kritika të forta gjatë një takimi me ish-të përndjekur politikë, ku në fokus ishte çështja e mungesës së kompensimeve nga shteti për këtë shtresë.

Gjatë fjalës së tij, Amuli deklaroi se dy forcat e mëdha politike në vend, duke iu referuar Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, sipas tij tashmë kanë të njëjtin orientim politik.

“Janë të dyja të majta”, është shprehur ai, duke evidentuar pakënaqësinë për atë që e konsideroi largim të Partisë Demokratike nga parimet mbi të cilat ishte ndërtuar dikur.

Ish-drejtuesi demokrat në Shkodër kritikoi veçanërisht mungesën e vëmendjes ndaj ish-të përndjekurve politikë dhe mosrealizimin e dëmshpërblimeve të premtuara ndër vite, ndërsa la të kuptohet se edhe forca politike që ai vetë drejtoi për vite me radhë ka kaluar, sipas tij, në politika me frymë socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...