Policia portugeze realizoi një operacion të bujshëm në autostradën A6, duke arrestuar Uros Milosevic, futbollist serb, ndërsa ai ishte në timonin e një furgoni. Në automjetin që drejtonte 31-vjeçari, efektivët zbuluan mbi një ton e gjysmë kokainë, me një vlerë që tejkalon 70 milionë euro, si dhe armë lufte. Ky aksion konsiderohet një ndër goditjet më të mëdha ndaj të ashtuquajturit “Karteli i Ballkanit”.
Autoritetet raportojnë se, përveç sasisë së madhe të drogës, Milosevic mbante në furgonin e tij edhe dy armë ushtarake të gatshme për përdorim.
Ndonëse nuk është një emër i njohur për publikun e gjerë të futbollit, gjatë karrierës së tij Milosevic ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura serbe.

