Transportonin lëndë drusore pa dokumentacion, IKMT dhe Policia Shkodër bllokojnë 3 automjete

Drejtoria Rajonale e IKMT Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bllokoi tre automjete të ngarkuara me lëndë drusore pranë zonës së Prekalit.

Nga grupi i punës së Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve, pranë IKMT dhe Policia e Shkodrës janë kryer verifikimet në terren, ku është konstatuar në kushte flagrance se automjetet ishin pa dokumentacionin përkatës ligjor.

Mjeti tip Mercedes, ngjyrë portokalli, me targë AB706HI, i drejtuar nga shtetasi D.N., i ngarkuar me lëndë drusore të llojit Ah, në sasinë 19 mst.

Mjeti tip Ifa me kabinë jeshile, me targë AA592OT, i drejtuar nga shtetasi Z.N., i ngarkuar me lëndë drusore të llojit Ah në sasinë 13.5 mst.

Mjeti tip Mercedes, me targë AB967AD, i drejtuar nga shtetasi A.D., i ngarkuar me lëndë drusore të llojit Ah në sasinë 19 mst.

Gjatë kontrollit janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore në fuqi për transportin e lëndës drusore, ku për secilin rast janë kryer veprimet procedurale përkatëse, është bërë dokumentimi i shkeljeve të konstatuara dhe janë mbajtur masat administrative sipas legjislacionit në fuqi, ndaj personave përgjegjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe