Takimi ndërkombëtar në Palermo/ Braho: Prokuroria e Posaçme përballë sfidave! Lufta kundër krimit të organizuar të fokusohet te individët

Publikuar me datë:

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho mori pjesë më 22-23 Maj, në takimin ndërkombëtar që u zhvillua në Palermo, Itali, “Bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe proceset e integrimit të organizatave kriminale transnacionale: analiza dhe perspektiva pune”.

Aktiviteti u mbajt në Pallatin e Drejtësisë, në përkujtim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos. Aty morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të prokurorive dhe institucioneve të drejtësisë nga vendet e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine.

Në fjalën e tij, Braho nënvizoi qasjen e Prokurorisë së Posaçme përballë sfidave që paraqet sot krimi i organizuar transnacional, i cili vepron gjithnjë e më shumë përmes rrjeteve ndërkufitare, të afta për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike, financiare dhe logjistike.

Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e veprimtarisë kriminale: nga burimi dhe organizimi i aktivitetit kriminal, te lidhjet ndërkombëtare, mekanizmat financiarë, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe destinacionet përfundimtare të përfitimit të paligjshëm.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës së trajtimit publik të fenomenit të krimit të organizuar, duke theksuar nevojën për shmangien e përgjithësimeve mbi bazë kombësie, gjuhe apo përkatësie shoqërore. U nënvizua se lufta kundër krimit të organizuar duhet të fokusohet te individët, strukturat dhe rrjetet konkrete kriminale, mbështetur mbi prova, analiza profesionale dhe tek bashkëpunimi mes autoriteteve ligjzbatuese.

SPAK vlerëson se përballja me krimin e organizuar transnacional kërkon hetime proaktive dhe financiare, shkëmbim të shpejtë informacioni dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet homologe ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, Prokuroria e Posaçme mbetet një partner serioz, i besueshëm dhe aktiv për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]