Tragjike, u përjashtua nga Botërori 2026 pas skandalit seksual, vdes arbitri holandez

Publikuar me datë:

Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, pak javë pas përjashtimit të tij nga lista e arbitrave të Kupës së Botës, pas arrestimit të tij në Britaninë e Madhe në lidhje me akuza për sulm seksual ndaj një adoleshenti.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB), e cila shprehu se është “e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar” për humbjen e këtij arbitri me një karrierë ndërkombëtare të rëndësishme. Nuk është bërë ende e qartë shkaku i vdekjes së tij.

Edhe me këtë rezultat, FIFA vendosi ta përjashtonte Dieperink nga lista e zyrtarëve që do të merrnin pjesë në Kupën e Botës, një vendim që ai e konsideroi zhgënjyes.

Pas mbylljes së hetimeve, ai reagoi duke thënë se ishte “akuzuar padrejtësisht” dhe se kishte bashkëpunuar plotësisht me autoritetet, përfshirë policinë, FIFA-n, UEFA-n dhe Federatën Holandeze të Futbollit.

Incidenti i dyshuar ndodhi në prag të një ndeshjeje të UEFA Conference League në Londër, ndërsa Dieperink ndodhej në Angli për detyra zyrtare. Ai ishte arrestuar në praninë e zyrtarëve të tjerë të UEFA-s.

Federata Holandeze e cilësoi Dieperink si një arbitër të respektuar dhe një koleg të përkushtuar, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Rob Dieperink filloi karrierën e tij si arbitër profesionist në vitin 2012 dhe që prej vitit 2017 drejtonte ndeshje në Eredivisie. Ai kishte shërbyer gjithashtu si arbitër VAR në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Ndeshja e tij e fundit u zhvillua vetëm disa ditë para vdekjes, në një miqësore mes Go Ahead Eagles dhe Apollon FC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë për hetime...

Vazhdojë skandalet tek Onkologjiku. Pacientes i shtyhet kimioterapia sepse mungojnë ilaçet

Një qytetare ka denoncuar një situatë shqetësuese në Spitalin...

Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador

David Macias, vëllai i bosit më famëkeq të drogës...