Alarm në Shënkoll: Mbi 430 pacientë në një institucion me kapacitet 280 vendesh, Avokati i Popullit kërkon ndërhyrje urgjente

Publikuar me datë:

Institucioni i posaçëm në Shënkoll, ku mbahen persona me masa mjekësore, po përballet me mbipopullim të rëndë. Gjatë një inspektimi të papritur, Avokati i Popullit konstatoi se në një strukturë me kapacitet për 280 persona ndodhen mbi 430 pacientë, ndërsa në disa dhoma qëndrojnë deri në 12 persona.

Sipas Avokatit të Popullit, kushtet janë të papranueshme dhe cenojnë të drejtat e pacientëve, duke theksuar se ky institucion duhet të funksionojë si një spital forensik dhe jo si burg. Gjithashtu u evidentua mungesa e stafit mjekësor dhe nevoja për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Pas përfundimit të inspektimit, pritet të hartohet një raport me rekomandime për Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...