Tragjike në San Francisko, një i vdekur dhe dy të zhdukur pas fundosjes së një varke

Publikuar me datë:

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pasi një varkë me 19 persona në bord u përmbys në Gjirin e San Franciskos.

Një prej pasagjerëve humbi jetën, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për ta rikthyer në jetë. Dy persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa një qen që ndodhej në bord u gjet gjithashtu i pajetë pas aksidentit.

Deri më tani, 16 prej tyre janë shpëtuar dhe janë nxjerrë nga uji, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për gjetjen e dy personave që ende rezultojnë të zhdukur.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përmbysjen e varkës. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse mjeti lundrues ishte nisur drejt ishullit Alcatraz, po largohej prej tij apo ndodhej në atë zonë për një aktivitet tjetër.

Operacionet e kërkimit po zhvillohen në kushtet e vështira të ujërave të Gjirit të San Franciskos, ndërsa ekipet po mbledhin dëshmi nga personat e shpëtuar për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Holandë/ Mbi 900 viktima nga i nxehti

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë...

Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

Për gati dy vite, Agjencia Shtetërore e Kadastrës refuzoi...

Vuçiç për deklaratën e ministres serbe: “Nuk pasqyron vullnetin tim”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 15 korrik...

Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe 2 punonjëset

Tre punonjëse të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar...