Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA/ Zjarri përfshiu banesën, ndërrojnë jetë 3 fëmijë, 4 persona të tjerë në gjendje kritike

Publikuar me datë:

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht.

Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital. Bilanci është konfirmuar nga shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden.

Zjarri shpërtheu rreth orës 05:15 në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym të dendur.

Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga banesa. Gjatë kontrollit të ndërtesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.

Një fqinj u tha mediave amerikane se banorë të zonës ndihmuan në përpjekjet për shpëtim, duke nxjerrë nga një dritare e katit të dytë një foshnjë dhe një të rritur.

Të afërmit që mbërritën në vendngjarje konfirmuan për mediat lokale se familja është me origjinë nga Shqipëria.

Në vendngjarje ishin edhe gjyshërit e fëmijëve, Alia dhe Artan Sulollari. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e dhimbshme të familjarëve pranë banesës së përfshirë nga zjarri.

Fotot nga vendngjarja tregojnë banesën e dëmtuar rëndë nga flakët, ndërsa në oborr shihen ende lodra fëmijësh dhe një kosh basketbolli.

Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:40. Flakët shkaktuan dëme të mëdha në banesë dhe prekën edhe dy njësi ngjitur.

Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat që kanë mbetur pa strehë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili ende nuk është bërë i ditur.

Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville ka shprehur ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve që humbën jetën dhe solidaritet me të plagosurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Romë/ Gjenden të vdekur babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe

Tre anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur...

BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

ChatGPT do t’i nënshtrohet një regjim më të rreptë rregullash në Bashkimin Europian, pasi Komisioni Europian e ka listuar ndër shërbimet digjitale me ndikim të madh. Kjo është hera e parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën një mbikëqyrje të tillë. Përkrah ChatGPT, në këtë kategori janë futur gjithashtu forumi Reddit dhe platforma […]