Tiranë/ Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake

Publikuar me datë:

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka goditur me grusht eprorin e tij gjatë një konflikti në ambientet e institucionit.

Në pranga është vënë 31-vjeçari Adi Hazizi, i cili sipas burimeve dyshohet se ka goditur shefin e Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit në Policinë Bashkiake, Skënder Delija.

Sipas informacioneve paraprake, Hazizi ishte lëvizur nga një sektor në një tjetër dhe pas këtij vendimi kishte shkuar në zyrën e eprorit të tij. Pas një konflikti verbal, dyshohet se situata ka agravuar dhe 31-vjeçari e ka goditur me grusht Delijën.

Ky i fundit ka pretenduar se dhuna ndaj tij ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi ai i kishte komunikuar vartësit vendimin e marrë nga eprorët për transferimin e tij në një sektor tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Durrës/ Sherr mes të rinjve, njëri prej tyre përfundon në spital

Një konflikt i cili ka eskaluar në dhunë fizike...

Lala: Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor të Beqirit?

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur...

Vazhdon ende problemi me ujin e ndotur të çezmës në Shkodër

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër kanë shprehur pakënaqësi...

Ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë, rrezikoi jetën e pushuesve në Shëngjin

Një drejtues mjeti lundrues është gjobitur me 500 mijë...