Situata u tensionua gjatë protestës së sotme, ku shpërthyen përplasje të forta midis pjesëmarrësve dhe forcave të policisë.
Atmosfera u elektrizua kur protestuesit u përballën nga afër me efektivët, duke nxitur një klimë të ndezur në vendngjarje.
Policia ndërhyri duke shtyrë protestuesit, por ata iu kundërvunë, duke mos u tërhequr përballë presionit.
Pjesëmarrësit brohoritën në unison “Poshtë diktatura”, “Rama ik”.
Pas incidentit, protestuesit kanë vazhduar tubimin me një marshim të organizuar.
