Temperaturat deri në 43°C/ Ja kur merr fund vala përvëluese

Publikuar me datë:

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor do të vijojë edhe në ditët e para të javës, duke sjellë temperatura ekstremisht të larta që në disa zona pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, e hëna do të shënojë temperatura maksimale prej 40-41°C, ndërsa të martën termometri mund të ngjitet në 41-42°C, me vlera lokale që mund të prekin edhe 43°C. Edhe e mërkura do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit intensiv.

Megjithatë, nga e enjtja, më 23 korrik, sinoptikanët parashikojnë një ndryshim të situatës atmosferike. Depërtimi i masave më të freskëta të ajrit pritet të sjellë ulje të temperaturave, ndërsa në disa zona të Ballkanit jugperëndimor mund të ketë reshje shiu dhe stuhi të izoluara.

Evropa po përjeton një nga verat më të nxehta të viteve të fundit. Temperaturat rekord kanë goditur veçanërisht vendet e rajonit, ndërsa që nga muaji qershor raportohet se mbi 12 mijë persona kanë humbur jetën në kontinent si pasojë e valëve ekstreme të të nxehtit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mitrovicë/ Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit

Një incident me armë zjarri është regjistruar këtë të...

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]