Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit.
Aksidenti i parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku u përplasën dy automjete, një “Volvo” që lëvizte në drejtim të Klosit dhe një “Benz” që udhëtonte drejt Tiranës. Si pasojë, një grua mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Vetëm 500 metra më poshtë u regjistrua aksidenti i dytë, ku një automjet tip “Toyota” u përplas me një kamion që lëvizte në drejtim të Tiranës. Dyshohet se automjeti i vogël ka rrëshqitur, duke kaluar në korsinë e kundërt të lëvizjes. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa “Toyota” ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme dhe janë hapur edhe jastëkët e ajrit.

