Ndahet nga jeta inxhinieri shkodran, Myzafer Lesha

Publikuar me datë:

Ndahet nga jeta inxhinieri i njohur elektrik Myzafer Lesha, një prej figurave më të spikatura të sektorit energjetik në Shkodër dhe Shqipëri

Është ndarë nga jeta inxhinieri elektrik Myzafer Lesha, një emër i vlerësuar ndër vite për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës elektroenergjetike në Shqipëri.

Ing. Myzafer Lesha i përket brezit të profesionistëve që lanë gjurmë në sektorin e energjisë, me një karrierë të gjatë në institucionet më të rëndësishme të vendit, si KESH dhe OST. Ai u dallua për njohuritë e thelluara teknike, aftësitë menaxhuese dhe veçanërisht për rolin e tij në situata të vështira energjetike që përballoi vendi ndër vite.

Një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij ishte fillimi i viteve 2000, kur Shqipëria u përball me një krizë të rëndë hidrike dhe energjetike. Në atë kohë, si drejtues i HEC Vau i Dejës, ai menaxhoi një nga veprat më strategjike të kaskadës së Drinit, duke garantuar shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve prodhuese pa cenuar sigurinë teknike të sistemit.

Po në këtë periudhë, si Drejtor i KESH Rajoni Shkodër, me përgjegjësi për Shkodrën, Malësinë e Madhe dhe Lezhën, ai udhëhoqi një ndërhyrje të rëndësishme inxhinierike që solli një ndryshim të madh për furnizimin me energji të veriut të vendit.

Nën drejtimin e tij u realizua shkëputja e rrjetit të zonës nga kufizimet e linjave të eksportit dhe lidhja direkte me rrjetin energjetik të Podgoricës në Mal të Zi, një zgjidhje që mundësoi importimin e menjëhershëm të energjisë dhe reduktoi ndjeshëm kufizimet e furnizimit me energji elektrike në veri.

Pas reformimit të sektorit energjetik, gjatë viteve 2008–2010, Ing. Lesha vijoi kontributin e tij pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), ku u angazhua në monitorimin e bilanceve teknike, mirëmbajtjen e pajisjeve të tensionit të lartë dhe garantimin e qëndrueshmërisë së linjave të transmetimit.

Me ndarjen e tij nga jeta, Shkodra dhe komuniteti i inxhinierëve humbin një profesionist të rrallë, një figurë që për dekada i shërbeu me përkushtim zhvillimit të sistemit energjetik shqiptar.

Kontributi i Ing. Myzafer Leshës mbetet pjesë e historisë teknike të energjisë në Shqipëri.

Burimi: Tv Shkoder

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...