Temperatura të larta, çfarë parashikon moti për ditët në vijim

Publikuar me datë:

Vendi ynë do të vijojë të ketë temperature të larta dhe mot të kthjellët. Gjatë kësaj fundjave termometri pritet të shënojë 35 gradë Celsius, ndërsa e njëjta situatë do të vijojë edhe në fillimin e javës tjetër.

“Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ashtu si sot por edhe për fundjavën, përfshirë fillimin e javës së ardhshme moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Por pa përjashtuar vranësirat e pakta-mesatare kalimtare, ndërsa në relievet malore në linje, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, Temperaturat do të variojnë nga 33-35 gradë Celsius, përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore do të variojnë nga 30-32 gradë Celsius. Sa i përket vlerave të mëngjesit, në relievet malore do të jenë 10-13 gradë Celsius, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore 14 deri në 17-18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s, por në ditë të caktuar 14-15 m/s. Temperaturat që po përjetojmë këto ditë janë 1-3 gradë celsius mbi mesataren mujore klimatike”, tha Elvi Jahaj nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]