Tefik Osmani kritikon Vllazninë: “U fokusua te arbitrat, jo te gabimet e veta”

Publikuar me datë:

Ish-drejtori teknik i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka komentuar situatën te skuadra shkodrane, duke vënë theksin te gabimet që, sipas tij, po bëhen në menaxhimin e ekipit.

Osmani shprehet se Vllaznia është marrë më shumë me vendimet e arbitrave sesa me analizimin e problemeve të saj, ndërsa kritikon edhe largimet e lojtarëve pas vetëm pak ndeshjesh.

Sipas tij, një skuadër që synon të jetë e madhe nuk duhet të bëjë lëvizje të tilla, sidomos kur lojtarët e larguar kanë qenë pjesë e formacionit titullar në javët e para.

“Vllaznia është fokusuar shumë te arbitrimi dhe ka lënë pas dore analizën e gabimeve të veta. Një skuadër duhet të shohë fillimisht ku ka probleme dhe çfarë duhet të përmirësojë”, deklaroi Osmani.

Ai shtoi se largimet e hershme ndikojnë në stabilitetin e ekipit, veçanërisht në repartin e mbrojtjes.

“Nuk është normale që pas 2-3 ndeshjesh të largohen dy lojtarë që kanë qenë titullarë. Aq më tepër kur ke probleme në mbrojtje dhe largon edhe një qendërmbrojtës. Këto janë vendime që ndikojnë te skuadra”, u shpreh ish-drejtori teknik i kuqebluve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related