“Të mbledhë mendjen e të vetëpastrohet”, Spiropali me thumba pas deklaratës së Ramës

Publikuar me datë:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ironizoi një ditë më parë gjatë diskutimeve brenda Partisë Socialiste.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Spiropali ka mbështetur idenë e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë”, por njëkohësisht ka theksuar nevojën që PS të “vetëpastrohet”, të bëhet më demokratike, më dinamike dhe më meritokratike.

“Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, shkruan Spiropali.

Mesazhi vjen në një moment kur brenda socialistëve po vlojnë largimet dhe kjo deklaratë e Spiropalit po lexohet nga shumëkush si një reagim ndaj ironive që kryeministri artikuloi ndaj saj vetëm një ditë më parë.

Postimi i plotë:

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱

Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...