Takimi me senatorin De Rosa, Zhupa: Të rrisim bashkëpunimin për më shumë mbështetje për shqiptarët në Itali dhe zgjerim të shërbimeve konsullore

Publikuar me datë:

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me senatorin italian Raffaele De Rosa, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen në Senatin Italian, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mbështetja për shqiptarët në Itali

Zhupa vlerësoi rolin e diasporës shqiptare dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit për zgjerimin e shërbimeve konsullore, përfshirë mundësinë e hapjes së një konsullate në Padova dhe shtimin e konsujve të nderit.

Në takim u diskutua edhe nevoja për më shumë mbështetje institucionale për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve, si dhe përmirësimi i procesit të votës së diasporës.

Sipas Zhupës, modeli italian i votimit të emigrantëve mund të shërbejë si një eksperiencë e vlefshme për diskutimet në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Kënaqësi të zhvilloja një takim me Senatorin italian Raffaele De Rosa, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, si edhe i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Senatin Italian.

Biseduam mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve tona, rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Itali dhe mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Historia, miqësia dhe solidariteti mes dy kombeve tona mbeten një urë e fortë bashkëpunimi, për të cilën shqiptarët kanë mirënjohje të veçantë.

Diskutuam gjithashtu për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe turistik, duke afruar më shumë institucionet dhe qytetarët tanë. Mundësinë e hapjes se konsullatës në Padova, edhe nevojën për të shtuar numrin e konsujve të nderit. Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar ka ecur nga shoqatat atje por ka nevojë për më shumë mbështetje institucionale.

Një çështje me rëndësi ishte edhe vota e diasporës. Eksperienca e zgjedhjeve të fundit tregoi se ka shumë probleme që duhen adresuar për të garantuar një proces të sigurt, të besueshëm dhe funksional për shqiptarët jashtë vendit. Modeli italian i votimit të diasporës është një eksperiencë që mund të studiohet dhe diskutohet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, me synimin për të përmirësuar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve kudo ku jetojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]