Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

Publikuar me datë:

Zgjerohen hetimet për ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve, të dyshuar për shpërdorim detyre, mosveprim ndaj paligjshmërisë dhe ndërtime pa leje.

Aksioni lidhet me hetimet e nisura pas ndërhyrjes së AMP-së në muajin maj, ku u arrestua edhe ish-shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, bashkë me disa efektivë të tjerë, nën dyshimet se kishin favorizuar ose toleruar ndërtime të paligjshme në zonat bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.

Sipas Prokurorisë, masat e reja janë dhënë në kuadër të procedimit penal nr.304 të vitit 2026 dhe përfshijnë punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe biznesmenë të ndërtimit.

Deri tani janë ekzekutuar katër masa sigurimi:

  • B.T., ish-shef i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisariatin e Sarandës, është lënë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre;

  • K.S. dhe K.SH., të dy inspektorë policie në Sarandë, “arrest me burg’ për të njëjtën vepër penale;

  • A.P., pronar i Hotel Oasis, është arrestuar për ndërtim të paligjshëm.

Sipas hetimeve, efektivët dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndalur ndërtimet pa leje në zonat turistike të jugut.

Hetimet nisën pas evidentimit të disa ndërtimeve të paligjshme në plazhe dhe struktura turistike në Sarandë e Ksamil, mes tyre edhe rasti i një objekti të ngritur në zonën bregdetare të njohur si “Coppa Cabana”, ku u arrestuan disa punëtorë dhe u shpallën në kërkim persona të lidhur me ndërtimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]