Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka deklaruar se procesi i integrimit europian nuk mund të reduktohet në propagandë apo në hapje kapitujsh në letër, por kërkon institucione të forta, ekonomi tregu dhe reforma reale.
Sipas saj, Shqipëria ka kaluar muaj të rëndësishëm në një “udhëkryq” për sa i përket rrugës europiane, ndërsa nënvizoi se tërheqja e investimeve të huaja lidhet drejtpërdrejt me forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e konkurrencës së lirë.
Tabaku deklaroi më tej se integrimi europian kërkon mbi të gjitha vullnet politik, ndërsa sipas saj qeverisë i mungon serioziteti për të çuar përpara reformat reale që kërkon Bashkimi Europian.

