Sulmohet në Shkodër kreu i AKU-së, Ramir Haderi goditet brutalisht në lagjen “Rus

Kreu i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar mbrëmjen e sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Burime paraprake bëjnë me dije se Haderi është goditur disa herë me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, si edhe pas koke. Sulmi ka ndodhur në lagjen “Rus”,

Pas ngjarjes, ai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa policia ka rrethuar vendin ku ndodhi sulmi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autorët janë larguar menjëherë pas dhunës së ushtruar, ndërsa ende nuk ka informacion mbi identitetin e tyre apo motivet e këtij sulmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe