Kufiri detar, Athina kërkon rifillimin e bisedimeve me Shqipërinë

Publikuar me datë:

Greqia kërkon rifillimin e bisedimeve me Shqipërinë në lidhje me kufirin detar.

Sipas raportimeve në mediat greke, javën e ardhshme Ministri grek i Mbrojtjes ,Nikos Dendias, do të vizitojë Tiranën për bisedime që synojnë rifillimin e procesit që ka mbetur i bllokuar prej vitesh.

Sipas raportimeve, Dendias pritet të takohet me Ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufin, dhe Edi Ramën.

Athina dhe Tirana po kërkojnë të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e përshkruajnë si një fazë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Përpjekja vjen pas një vizite të kohëve të fundit të Ramës në Greqi dhe brenda kuadrit më të gjerë të mbështetjes së Greqisë për përshpejtimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan media greke.

Sakaq çështja për kufirin detar, është shoqëruar me kritika të shumta nga palët shqiptare. Pak kohë më parë ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare shqiptare, Artur Meçollari ngriti akuza se përmes kësaj marrëveshje qeveria shqiptare po favorizon Greqinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba,...

SHBA vret “kokën” e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...