“S’ka ekuilibër mes ndërtimit dhe qytetarit”/ Braçe: Tirana s’po administrohet sipas planit, Boer! Kryeqyteti duhet të vetëqeveriset

Publikuar me datë:

Deputeti Erion Braçe ka deklaruar se Tirana nuk po administrohet sipas planit BOER. Ai tha se në kryeqytet është prishur ekuilibri mes zhvillimit të ndërtimeve dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Kam kuptuar që Tirana ose territori në Tiranë nuk po administrohet sipas planit të BOER, ky është problem i madh midis Bashkisë dhe qeverisë,” u shpreh ai.

Sipas tij, shërbimet bazë si furnizimi me ujë, largimi i ujërave të ndotura dhe një mjedis i pastër duhet të trajtohen si të drejta themelore të qytetarëve, ndërsa theksoi se ky ekuilibër është dëmtuar.

“Tirana duhet të vetëqeveriset…” u shpreh deputeti socialist.

Ai kritikoi gjithashtu përqendrimin e kompetencave dhe mungesën e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, duke argumentuar se njësitë administrative duhet të kenë më shumë rol në qeverisjen lokale.

“Kam kuptuar që Tirana ose territori në Tiranë nuk po administrohet sipas planit të BOER, ky është problem i madh midis Bashkisë dhe qeverisë. Unë e pëlqej ë arkitekte nga e gjithë bota ndërtojnë veprat e tyre, por duhet të ketë ekuilibër. E para është mirëqenia urbane. Furnizimi me ujë, largimi i ujërave të ndotura një ambient i pastër duhet të mendohen si të drejta themelore. Është prishur ekuilibri midis ndërtimit dhe qytetarit. Por situata që kemi sot, si nga kontrolli ligjor i territorit apo shërbimeve është thuasje në vitin 2000. Situata e punës së Bashkisë, është si në 2003 kur zotëria mori sëpatën…Po them që ky ekuilibër është prishur dhe mospërfshirja e qytetarëve që jetojnë atje, është e dëmshme. Tirana duhet të vetëqeveriset dhe kur unë them që dua këtë punë kjo nuk përjashton të bërit politikë në atë punë. Kryetari i bashkisë është i pari i një pushteti të krijuar nga vota e njerëzve dhe është atje për të bërë politikë në funksion të administrimit të qytetit. Nuk po shkoj të mbuloj thjesht gropat në rrugë. Themelore është ndarja e pushtetit, ne sot kemi njësitë administrative pa asnjë lloj kompetence. Si mund të qeverisë një njeri i vetëm?”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]